I qetë dhe pa pranga në duar, momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas

I qetë dhe pa pranga në duar, momenti kur Sokol Hoxha zbret në Rinas

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e depërtimit të Sokol Hoxhës nga SHBA drejt vendit tonë, i akuzuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë. Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit, shihet që Hoxha zbret nga avioni pa pranga në duar, ndërsa shfaqet i qetë, duke përshëndetur edhe autoritetet amerikane. Prej rreth 30 vitesh 51-vjeçari Hoxha ndodhej në arrati. Ndërsa në vitin 2000, Gjykata e Fierit e dënoi me 25 vite burg për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më 30 mars 1997, në Patos, së bashku me një tjetër person, vrau me armë zjarri dy vëllezër për motive të dobëta. Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me dashje të një shtetaseje shqiptare...