I prenë veshin dhe i thyen këmbët, policia reagon për dhunën ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë
Policia ka reaguar për herë të parë mbi incidentin e rëndë të ndodhur ndaj ish-kryetarit të PD Lezhë, Sokol Toma. Ky i fundit u bë viktime e dhunës me sende të forta nga disa persona gjatë natës së 9 majit, teksa vetëm ditën e djeshme gjithçka u bë publike. Policia e Lezhës njofton nisjen e hetimeve dhe zbulon se janë sekuestruar pamjet filmike, që pritet të ndihmojnë si provë materiale dhe si ndihmë për identifikimin e autorëve. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup,...
Burimi:
top-channel.tv