I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, Apeli i GJKKO vendos për ish-oficerin e policisë gjyqësore Dibër

I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, Apeli i GJKKO vendos për ish-oficerin e policisë gjyqësore Dibër

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 12.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 25.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit Shuip Cami dhe ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 78, datë 27.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin Shuip Cami, ish-oficer...