I kishin përvetësuar me dokumente false, Prokuroria sekuestron në Vlorë 5 mln euro pasuri

I kishin përvetësuar me dokumente false, Prokuroria sekuestron në Vlorë 5 mln euro pasuri

Prokuroria e Vlorës sekuestroi ditën e djeshme pasuri me vlerë 5 mln euro, që dyshohet se ishin përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas kërkesës së Prokurorisë, janë sekuestruar 1600 m2 pasuri e llojit ‘Arë’ dhe 1900 m2 pasuri e llojit ‘Ullishte’. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me...