I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian

I kërkuar në Shqipëri për krime financiare, kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian

Një shtetas italian, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për krime financiare, është arrestuar nga policia italiane në një hotel në Fondi, në provincën e Latinës. Sipas autoriteteve italiane, bëhet fjalë për një 32-vjeçar që banonte në zonën e Napolit, ndaj të cilit ishte lëshuar një kërkesë arrestimi me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Operacioni u krye nga efektivët e Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike në Fondi, gjatë kontrolleve rutinë të personave të regjistruar në strukturat akomoduese. Prania e të kërkuarit u zbulua përmes sistemit të kontrollit të klientëve të hotelit. Pas sinjalizimit, informacioni iu përcoll Sallës Operative, e cila dërgoi menjëherë patrullat në vendngjarje. Policia konfirmoi praninë e personit të kërkuar dhe e shoqëroi atë në komisariat për verifikimet e nevojshme. Pas kontrolleve në bazat...