I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Durrës 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Durrës 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin. Policia e Durrësit bëri me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Wanted 36”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për lokalizimin e shtetasve të kërkuar. I arrestuari, me inicialet O. D., alias O. K., 40 vjeç, u kap në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Venecias në Itali e kishte dënuar me 11 vite e 1 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Njoftimi: I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës...