I dënuar me burg për vrasje në Kosovë, i shumëkërkuari arrestohet në Shqipëri. Mbante dokumente false
Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari mësohet të jetë Anton Allakaj, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës. Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 9 vite e 8 muaj. Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara, që i kërkuari përdorte për t’u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës. “Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11...
Burimi:
top-channel.tv