I biri u shoqërua gjatë protestës/ Babai i Gent Prognit: Shqiptarë, protestoni!
Të paktën 20 persona janë shoqëruar ditën e sotme pas protestës së mbajtur para Kuvendit, ku pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Babai i njërit prej protestuesve, Gent Progni, i cili u shoqërua gjatë protestës së sotme, bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen për të rrëzuar qeverinë. “Policët nuk guxojnë të flasin, kanë frikë se po hapën gojën do jenë pa punë. Këta nuk e kuptojnë që populli do i çojë në vendin e vet këta kriminelë që kemi në pushtet. Djali im është rritur me edukatë për familjen, kombin e Shqipërinë. Unë desha të them një mesazh. Rama u ka çuar të gjithë shqiptarëve atyre që janë në divane duke na parë në televizor. Unë jam koleg i Edi Ramës kam luajtur...
Burimi:
ntv.al