I arrestuari që vuan nga epilepsia shfaq probleme shëndetësore gjatë seancës, mbërrin ambulanca
Teksa vijon të mbahet seanca gjyqësore për të arrestuarit e protestës së dhunshme të 2 korrikut, mësohet se njëri prej tyre është ndjerë keq. Burime për mediat bëjnë me dije se Niko Qarkaj i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj një autoambulancë ka hyrë me shpejtësi në oborrin e gjykatës. Ndërsa pritet që ai të transportohet me autoambulancë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Siç kemi raportuar dhe më parë, arrestimi i Niko Qarkajt prej protestës të së enjtjes është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Ai thuhet se vuan nga epilepsia, sëmundje të cilën e ka shfaqur edhe në ambientet e paraburgimit ku ai mbahet i izoluar deri në daljen në gjyq...
Burimi:
ntv.al