Hyri me skaf në zonën e pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti
Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë 500 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar skafi, pasi u konstatua duke lundruar me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë të dedikuar për pushuesit në Shëngjin. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale D. M., kishte hyrë në zonën e rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e personave që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj tij u vendos masa administrative prej 500 mijë lekësh, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Njoftimi: Shkeli perimetrin e sigurisë, lundroi me shpejtësi brenda zonës së dedikuar për pushuesit, Policia Kufitare e ndëshkon me masë administrative 500 000 lekë të rinj dhe bllokon mjetin lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë...
Burimi:
sot.com.al