Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e detyrimeve para 2014-ës, Tatimet: Falen 50% të gjobave nga 2015-2019 nëse paguhen para fundit të qershorit
Nga data 10 qershor 2026 hyn në fuqi fshirja e borxheve tatimore dhe doganore. Tatimpaguesit mund të përfitojnë falje 25% të detyrimeve për vitet 2015–2019 nëse paguajnë 75% të borxhit deri më 31 dhjetor, ndërsa për vitet 2020–2024 fshihen gjobat dhe kamatat nëse paguhet 100% e detyrimit deri më të njëjtën datë. Në postimin e Drejtorisë së Tatimeve shkruhet: Në vijim të udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026 “Për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore,...
Burimi:
top-channel.tv