Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, ja kur shoferët rrezikojnë t’u hiqet patenta përgjithmonë
Nga 5 gushti kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sjellin masa më të rrepta për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Sipas dispozitave të reja, nëse një drejtues kapet për herë të dytë me nivel alkooli mbi 0.5 gram për litër në gjak, pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, masa parashikon heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit. Ndryshime ka edhe për sjelljet e rrezikshme në rrugë. Drejtuesit që kryejnë gara shpejtësie, manovra agresive apo ndryshime të shpeshta korsish pa sinjalizim do të përballen me gjoba më të larta, nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë. Kodi i ri ndalon gjithashtu...
Burimi:
ntv.al