Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend…

Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes, i cili e cilësoi të papranueshëm dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi argumentoi se e papranueshme nuk është shqyrtimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, por, sipas tij, mënyra se si është miratuar ajo, duke akuzuar qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe të procedurave parlamentare. Sipas Bardhit, deputetët janë detyruar të votojnë pa u njohur me tekstin e plotë të marrëveshjes, ndërsa Këshilli i Ministrave ka pasur një muaj kohë për shqyrtimin e saj, në një kohë që Kuvendit i janë lënë vetëm katër orë për miratim. Ai kritikoi gjithashtu faktin që, sipas...