Hetimi për lejet e ndërtimit, pezullohet nga detyra kreu i IMT në Tiranë
Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës (IMT), Rigers Sheqeri. Ai akuzohet për abuzim me lejet e ndërtimit. Po ashtu, është vendosur masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitje” për një sipërmarrës, i cili akuzohet për ndërtim pa leje. Sipas njoftimit për mediet, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim...
Burimi:
kohajone.com