Hetimet për AKSH-in/ Ish-zv/drejtoresha, Hava Delibashi paraqitet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje

Hetimet për AKSH-in/ Ish-zv/drejtoresha, Hava Delibashi paraqitet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje

Hava Delibashi TIRANË- Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSH-it Hava Delibashi u paraqit sot për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Delibashi po hetohet për dosjen e AKSHI-t dhe do të pyetet si person nën hetim. Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Sipas burimeve hetimore, përveç shkeljes së barazisë në tendera, autoritetet po hetojnë edhe qarkullimin e fondeve të përfituara nga këto kontrata, për të verifikuar elementë të mundshëm të pastrimit të parave. Lidhur me hetimin dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim...