Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Po analizojmë mostrat e marra nga ushqimet

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Po analizojmë mostrat e marra nga ushqimet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie. Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit. Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve. Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik. NJVKSH në këtë situatë, është ende duke kryer verifikimet e nevojshme. Për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka...