Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Policisë nga makaronat me baktere mbi normë, AKU ndërpret aktivitetin kompanisë Sori-al

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Policisë nga makaronat me baktere mbi normë, AKU ndërpret aktivitetin kompanisë Sori-al

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë, AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL. Sipas AKU-së, nga nëntë kampionë të marrë për analiza, tetë kanë dalë brenda standardeve, ndërsa një mostër makarona të gatshme ka rezultuar jokonforme për ngarkesë të lartë të bakterit Escherichia Coli dhe stafilokokut koagulazë pozitiv. Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare. Njoftimi: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme). Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara...