HARTAT E KUQE/ IGJEO, paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) paralajmëron rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të IGJEO-s, niveli i rrezikut pritet të jetë “i lartë” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës, Dibër dhe Vlorë pritet nivel rreziku “i moderuar”, ndërsa në disa zona të lokalizuara rreziku do të jetë i lartë, konkretisht në qarkun Kukës, në zonën qendrore, në jugperëndim të Dibrës dhe në verilindje të Vlorës. IGJEO thekson se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së mërkurë, 12 gusht. Në lidhje me kushtet meteorologjike, për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme nuk parashikohen reshje. Temperaturat...
Burimi:
sot.com.al