Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale kanë përfunduar raportin final të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, i cili rekomandon një riorganizim të ri të hartës së pushtetit vendor në Shqipëri. Raporti argumenton se, një dekadë pas reformës së vitit 2014, një pjesë e bashkive nuk arrijnë më pragun minimal të qëndrueshmërisë financiare, funksionale dhe demografike, ndaj propozohet konsolidimi i tyre. Sipas skenarit të propozuar nga shumica socialiste, 14 bashki rrezikojnë të shkrihen, duke e ulur numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 61 në 47 bashki. Argjiroja.net ka paralajmëruar kohë më parë edhe bashkitë në qarkun Gjirokastër që rrezikojnë të mos ekzistojnë më. Ato janë Libohova, Këlcyra e Memaliaj. Më poshtë tabela me bashkitë që mendohet të shkrihen, por sidoqoftë vendimarrja...