Hapi tender që të ndërtonte urë vetëm për familjen e saj, SPAK shpall pretencën për ish-kryetaren e Bashkisë Tropojë
SPAK ka shpallur mesditën e sotme pretencën për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite shërbim prove për Islamajn. Gjithashtu, është kërkuar edhe dënimi i biznesmenit Rrok Deda, për të cilin prokuroria pretendon se duhet të dënohet me dy vite shërbim prove. Akuza në lidhje me këto dy persona lidhet me tenderin e një ure, ku sipas SPAK, Islamaj është përpjekur ta ndërtojë për familjarët e vet. I pandehuri i dytë nga ana e tij ka thënë se do ta bënte urën dhuratë. SPAK më 30 shtator 2025 njoftonte se nga tërësia e veprimeve...
Burimi:
top-channel.tv