Hapet zyrtarisht gara për drejtor të Policisë së Shtetit
Ministria e Brendshme hap zyrtarisht garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Duke nisur nga sot çdo oficer policie që mban gradën drejtues mund të kandidojë për postin e kryepolicit. Thirrja qëndron e hapur për 7 ditë. Pas përfundimit të afatit 7-ditor, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak dhe harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore. Më pas komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët. Komisioni i Posaçëm ngrihet nga ministria e Brendshme dhe përbëhet, nga kryetari që do të jetë një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm dhe dy anëtarë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Brenda...
Burimi:
opinion.al