Guvernatori Sejko: Inflacioni arriti në 2.4%! Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi raportin e politikës monetare. Gjatë një konference për shtyp, Sejko deklaroi se ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2026. Sejko tha se në këtë ecuri, kontribut ka patur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë. “Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e politikës monetare. Ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë në 3 mujorin e 2026. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kredia për sektorin privat vijon të shënojë një rritje solide dhe të qëndrueshme. Në këtë ecuri, një kontribut pozitiv ka patur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë....
Burimi:
kohajone.com