Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner
Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur, ndodhet një zonë që njerëzit e detit e kanë pagëzuar si “Gryka e Xhehenemit” apo porta për në ferr. Në sipërfaqe, ujërat transparente të ofrojnë një pamje përrallore, gati idilike të Mesdheut, pikërisht ajo lloj bukurie natyrore që mendohet se do të tërheqë elitën e turizmit botëror. Por nëse zhytesh vetëm 5 deri në 30 metra në thellësi, kartolina turistike kthehet në një skenë lufte të ngrirë në kohë. Aty, në një hapësirë detare prej 5 mijë metrash, pushojnë në heshtje mes florës detare predha artilerie 200 milimetra të Luftës së Dytë Botërore, mina kundër nëndetëseve dhe tonelata eksplozivi të gatshme për të shpërthyer. Dokumentet zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm...
Burimi:
sot.com.al