“Grupi parlamentar socialist, mundësi…”/ Largimi i “neomalësores”, Lamallari: Jo etike nga rrjetet sociale

“Grupi parlamentar socialist, mundësi…”/ Largimi i “neomalësores”, Lamallari: Jo etike nga rrjetet sociale

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se në PS, prej kohësh ka një traditë ku një ministër mund të paraqesë për diskutim çdo çështje, ndërsa në grupin parlamentar sugjerime. Në një intervistë televizive, Lamallari u shpreh lidhur me vendimin e Marjana Koçekut për t’u larguar nga grupi i PS, ku sipas tij, nuk është etike ta bësh njoftimin nga rrjetet sociale. “Në familjen tonë politike, ka një traditë të vendosur, çdo ministër mund të paraqesë çdo çështje. Edhe në grupin parlamentar socialist, është mundësi shumë e mirë, ku çdokush mund të paraqesë sugjerime. Çdo diskutim tjetër, apo komente në rrjete sociale, nuk mendoj se është etike as për mua t’i komentoj. Ne përfaqësojmë siglën e PS, çdokush që mendon ndryshe, nuk kam koment”, theksoi ai.