Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!
Komuniteti i Paleokomit në Serres vijon të jetë i tronditur pas aksidentit tragjik rrugor të së premtes në mëngjes, ku humbën jetën një nënë shqiptare dhe djali i saj 21-vjeçar, teksa po shkonin në vendin e punës. Dhimbja më e madhe rëndon mbi bashkëshortin e 43-vjeçares dhe babanë e të riut, i cili brenda pak sekondash humbi gruan dhe djalin. Në një prononcim për televizionin publik grek ERT, ai mes lotësh tha: “Humba si gruan ashtu edhe fëmijën tim. Ata ishin duke shkuar në punë, nuk e di çfarë ndodhi. Humba gjithçka.” Fjalët e tij kanë prekur opinionin publik në Greqi, ndërsa familja po përballet me një nga tragjeditë më të rënda. Si ndodhi aksidentiSipas autoriteteve greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën provinciale...
Burimi:
argjiroja.net