“Gropa më e madhe thithëse”/ Klodiana Lala shpjegon si u kthye AKSHI në grup të strukturuar kriminal

“Gropa më e madhe thithëse”/ Klodiana Lala shpjegon si u kthye AKSHI në grup të strukturuar kriminal

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI dhe rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Lala ka shpjeguar se si institucioni që do të revolucionarizonte hapësirën dixhitale në Shqipëri, u kthye në grup të strukturuar kriminal. “Hetimet e SPAK kanë treguar se ka qenë gropa më e madhe thithëse dhe zhvatëse e miliona euro tendera. Nisi për shkurtimin e rradhëve të shqiptarëve, mirëmbëjtjen e serverave, në fakt u kthye në institucion që ka shkuar deri në pengmarrje, miliona euro të zhdukura, informacione të grumbulluar në mënyrë të paligjshme, nga një grup i strukturuar kriminal. Hetimi nuk ka më shumë se gjashtë muaj që ka nisur. Ka patur paqartësi për këtë. Kjo çështje...