Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan/ Dy autorët arratisen me motor, ja detajet e para

Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan/ Dy autorët arratisen me motor, ja detajet e para

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku është shënuar një grabitje me armë brenda një argjendarie. Sipas informacioneve paraprake, dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një argjendari. Autorët kanë vepruar nën kërcënimin e armës së zjarrit. Pas marrjes së sendeve me vlerë, dy autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor.