Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

Një pikë këmbimi valutor në zonën e quajtur “Vorri i Bomit” në Tiranë është grabitur nga një prej punonjëseve të saj të reja, e cila dyshohet se ka përfituar nga pozicioni i punës për të marrë rreth 5 mijë euro nga arka. Sipas hetimeve paraprake, gruaja ishte paraqitur si kandidate për punë në biznesin që merrej me transferta parash dhe këmbim valutor. Pas pranimit në punë, ajo dyshohet se ka shfrytëzuar një moment kur nuk ka qenë nën vëzhgimin e kolegëve për të marrë shumën e parave dhe më pas është larguar nga ambientet e biznesit. Ngjarja është konstatuar menjëherë nga pronarët e pikës së këmbimit valutor, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë dhe administrimit të provave, autoritetet kanë arritur...