Goditja në tru, shërbimi i trombektomisë tashmë 24/7 në QSUT
Shërbimi i ri i neuroradiologjisë intervenuese do të funksionojë 24 orë në 24. Angiografi Biplanar mundëson trajtimin e insultit ishemik përmes trombektomisë mekanike, ndërsa hapen mundësi të reja edhe për trajtimin e aneurizmave dhe patologjive të tjera cerebrovaskulare. Trombektomia mekanike tashmë është një shërbim i disponueshëm për qytetarët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shërbimi i ri shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e trajtimit të urgjencave cerebrovaskulare në Shqipëri. Në QSUT është instaluar Angiografi Biplanar dhe është ngritur Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese, duke krijuar mundësinë për diagnostikimin dhe trajtimin endovaskular të rasteve të insultit ishemik akut përmes trombektomisë mekanike. Procedura synon largimin e trombit që bllokon qarkullimin e gjakut në tru, duke ndërhyrë në një nga urgjencat më të rënda neurologjike. Shërbimi do...
Burimi:
ntv.al