Goditet tentativa për futjen e mallrave të padeklaruara në Portin e Durrësit, sekuestrohen ora “Rolex” dhe puro
Një tjetër rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vend është goditur në Portin e Durrësit. Dogana e Durrësit bën me dije se gjatë kontrollit të një automjeti, strukturat e Doganës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, zbuluan mallra që nuk ishin deklaruar sipas procedurave doganor Pas verifikimeve u sekuestruan dy ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, si edhe 351 cigare puro të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti. Dogana dhe policia po vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin e origjinës së mallrave, ndërsa ndaj personit të përfshirë do të ndiqen procedurat ligjore të parashikuara për mosdeklarimin e mallrave në kufi.
Burimi:
sot.com.al