Goditet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës në Itali, rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘turistë’, ja skema që përdorën për t’i shpëtuar autoriteteve për vite të tëra

Goditet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës në Itali, rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘turistë’, ja skema që përdorën për t’i shpëtuar autoriteteve për vite të tëra

Autoritetet italiane kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të quajtur “Coca Delivery”, kundër një grupi shqiptar të strukturuar kriminal të akuzuar për trafik kokaine në qytetin italian të L’Aquilas. Mediat italiane raportojnë se organizata rekrutonte të rinj shqiptarë rreth të njëzetave, të cilët mbërrinin në Itali me viza turistike, pa precedentë penalë dhe pa histori kriminale, zbarkonin në Romë, pastaj dikush i çonte në L’Aquila. Ata merrnin apartamente në periferi të kryeqytetit ose në qytete të afërta, makina me qira, disa telefona celularë dhe gjithmonë karta SIM të ndryshme. Ata qëndruan për disa javë, aq kohë sa iu duhej për të shitur kokainën dhe për t’u zhdukur. Kur Karabinierët i ndaluan, modeli dukej gjithmonë i njëjtë: dhjetë, dymbëdhjetë doza, sasi të vogla, pa precedentë...