Goditet rrjeti i prostitucionit në 3 apartamente në Tiranë, arrestohen tre shtetase të huaja

Goditet rrjeti i prostitucionit në 3 apartamente në Tiranë, arrestohen tre shtetase të huaja

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Flats”, gjatë të cilit u zbuluan tre apartamente të përdorura për ushtrim prostitucioni nga shtetase të huaja. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre shtetase të huaja, dy kineze dhe një vietnameze, ndërsa dy shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për veprën “Prostitucioni”. Në njoftimin e policisë thuhet “Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Prostitucioni”. Sekuestrohen 2 celularë me komunikime rreth kësaj veprimtarie. Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera...