Gjyqi për Sterilizimin, Beqaj jashtë kafazit/ Ish-ministri kërkon rrëzimin e disa provave dixhitale: Laboratori…
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në çështjen e Sterilizimit. Në këtë gjyq, ish-ministri nuk qëndron më në kafaz, por ulet në krah të avokatëve ndërsa në sallë u shoqërua nga forcat e Policisë së Burgjeve. Në seancën e 21 majit, ish-ministri paraqiti 16 kërkesa paraprake ndërsa sot para trupi gjykues artikuloi kërkesën që të përjashtohen disa prova dixhitale, duke argumentuar se bien në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, konventat ndërkombëtare, si edhe me vendime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi laboratorin dixhital të SPAK-ut, duke pretenduar se nuk disponon akreditimet dhe standardet e nevojshme ndërkombëtare për trajtimin e provave elektronike. “Kërkoj të përjashtohen disa prova dixhitale, pasi bien në kundërshtim...
Burimi:
sot.com.al