Gjyqi për “Partizanin”/ Zbardhen diskutimet, Gjokutaj: A e keni vënë në dijeni Ramën për kallëzimin? Balla: Nuk i kam marrë ndonjëherë leje…
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dëshmoi për mbi tre orë në GJKKO, si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë. Në dëshminë e zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, avokati i Sali Berishës e ka pyetur Ballën nëse ky i fundit e ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama lidhur me kallëzimin në fjalë. Pjesë nga diskutimet në gjyq: Gjyzari: E di kur është ndërtuar për herë të parë në këto territore, kur është dhënë leje ndërtimi, për herë të parë? Balla: E keni në kallëzimin tim pas vitit 2011, kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Gjyzari: Kur është dhënë leje ndërtimi? Balla: I pandehuri ka ndërtuar...
Burimi:
top-channel.tv