Gjyqi për masën e sigurisë ndaj Metës, ish-presidenti nuk merr pjesë në seancë, pjesëmarrës edhe tre deputetët e PD
Sot mbahet seanca në GJK për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Meta ka sjellë deklaratë që nuk do të marrë pjesë se seancën ku do të diskutohet masa e sigurisë. Ai ka shkruar se do të marrë pjesë në seancën ku do të zhvillohet gjyqi në themel. Ish-presidenti përfaqësohet nga avokati i tij Kujtim Cakrani, teksa të pranishëm në seancë në mbështetje të Metës janë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha. Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani kërkoi sërish ndryshimin e masës së sigurisë, duke i shprehur “Për ne do të ishte i arsyeshëm detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shteti, ose garanci pasurore. Edhe arresti në shtëpi do të ishte i mjaftueshëm”. Gjykata...
Burimi:
top-channel.tv