Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH(Emrat)
Gentian Gjyli, aktualisht i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ai është zëvendësuar në këtë detyrë nga Ami Kozeli, që është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”. Ndërkohë Besjan Kadiu, largohet nga Zv.ministër i Infrastrukturës dhe emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.