Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal!

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal!

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për të hequr pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Vendim i qartë, zyrtar dhe i prerë. Por duket se në Fier, vendimet e Kushtetueses janë thjeshtë në letër. PS dega e qarkut Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, reagoi menjëherë me një postim mbështetës ku deklaron se “asgjë s’e ndal”. Me sa duket, as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa drejtësia flet me vendime, partia flet me slogane. Një gjykatë pezullon, një postim motivues çpezullon. E thjeshtë fare. Ironia? Reagimi vjen nga një strukturë që drejtohet pikërisht nga personi i pezulluar. Vetë-mbështetje institucionale, versioni politik. Në fund, realiteti mbetet i njëjtë: pezullimi qëndron. Por në rrjete sociale, Balluku rezulton “e pandalshme”. Sepse kur ligji s’të favorizon, gjithmonë ka një...