Gjykata Kushtetuese merr në dorë fatin e “Diellës”, si rrezikon të shkarkohet Ministrja me Inteligjencë Artificiale…
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për të marrë vendim për padinë e dorëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike, kundër ministres Diella, e cila është një chatbot i inteligjencës artificiale që u përfshi “në kabinet” për herë të parë nga Edi Rama. Seanca u mbajt dje, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për vendim, i cili pritet të shpallet në ditët në vijim. Kjo do të thotë se nëse Kushtetuesja vendos në favor të deputetëve të opozitës, atëhere ministrja artificiale e Ramës rrezikon të shkarkohet. Kujtojmë se një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e një ministri që, sipas tyre, nuk përmbush kushtet dhe cilësitë e nevojshme për ushtrimin...
Burimi:
sot.com.al