Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë që të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. ”Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ervin Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik 2024, pasi vuajti rreth 9...