Gjykata jep masa sigurie për tre ish-funksionarë në Elbasan, dyshohen se shfrytëzuan detyrën për të përfituar…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjykata ka vendosur masa sigurie ndaj tre ish-funksionarëve publikë, të dyshuar për veprime të kundërligjshme të kryera duke shfrytëzuar detyrën e tyre. Sipas organit të akuzës, tre personat dyshohet se kanë përdorur detyrën për të përfituar pasurinë e një qytetari. Njoftimi; Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ ndaj tre ish -funksionarëve të shtetit, G.A, K.H. dhe D.A, Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimi me anë...
Burimi:
sot.com.al