Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit për çështjen e ekstradimit të Ervin Matës. Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese. Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin...
Burimi:
sot.com.al