Gjykata e Fierit mblidhet për analizën e vitit 2025: Rritje e çështjeve penale dhe mungesë infrastrukture
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka zhvilluar sot analizën vjetore për vitin 2025. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Gjykatës Noel Veizi, Inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, anëtarët e KLGJ-së, Emona Muçi e Bledar Bajri, Kryeprokurori Elion Mustafaj, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe aktorë të tjerë të sistemit. Në fjalën e tij, kryetari i gjykatës Noel Veizi theksoi se ky vit ka qenë sfidues për shkak të mungesës së organikës dhe ambienteve të pamjaftueshme të gjykatës. Gjatë punës në një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240 377 banorësh, në Gjykatën e Fierit rezulton një rritje e çështjeve të gjykimit të veprave penale 71.5%, ku dhuna në familje ka...
Burimi:
top-channel.tv