GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
GJKKO mori sot vendim mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës së sigurimit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë për zëvendësim e masës për çështjen SASpak. Kujtojmë se ish-ministri, Beqaj ndodhet nën masën e sigurimit ‘arrest në burg’ që prej korrikut të vitit 2024. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv