GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, bashkëpunëtorin e ish-ministrit Beqaj

GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, bashkëpunëtorin e ish-ministrit Beqaj

GJKKO ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si SASPAC, pasi pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe kaloi në arrest shtëpie. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen e SASPAC ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, duke i lënë afat SPAK-ut deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore. Kërkesa për lirimin e Kurtulajt u depozitua nga mbrojtja e tij, e cila argumentoi se afatet maksimale të paraburgimit kishin përfunduar, duke iu referuar një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton kufijtë kohorë të masave të sigurisë. Edhe avokati i Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj, konfirmoi se do kërkojë në...