Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Korçë, dyshohet se është rrëzuar dhe ka goditur kokën
Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë. Siç raporton gazetarja Dhorjela Çule, kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv