Gjendet mortajë pranë kanalit të ujërave të larta, policia rrethon zonën

Gjendet mortajë pranë kanalit të ujërave të larta, policia rrethon zonën

Një mortajë është konstatuar pranë kanalit të ujërave të larta në Vlorë, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë. Sipas informacioneve paraprake, objekti është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve për pastrimin e shtratit të kanalit. Pas konstatimit të mortajës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë marrë masat për sigurimin e zonës. Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për ekspertimin dhe neutralizimin e objektit, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat e gjetjes së tij.