Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë
Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të tij, i cili ishte fundosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të këqija atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po shqyrton pistën e një mbytjeje aksidentale si pasojë e motit të keq, por edhe atë të vetëmbytjes. Mihal Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Sipas burimeve, në Shqipëri ai kishte vetëm një motër. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes. Njoftimi...
Burimi:
gijotina.com