“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë”/ Dita e Pavarësisë së SHBA, Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë”/ Dita e Pavarësisë së SHBA, Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

Shtetet e Bashkuara kremtojnë këtë 4 Korrik 250-vjetorin e Pavarësisë, një datë simbolike për historinë amerikane dhe për vlerat e lirisë e demokracisë mbi të cilat u ndërtua vendi. Ambasada Amerikane në Tiranë përcolli urimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë. Mesazhet e urimit nuk munguan as nga liderët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim të publikuar në rrjetet sociale, ku solli në vëmendje simbolikën e 4 Korrikut dhe Statujës së Lirisë. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Statujën e Lirisë si një simbol të veçantë edhe për shqiptarët, të rritur, sipas tij, në histori përballë...