Gëzim në minutat e para të 2026: Shqipëria priti 2 vajza dhe Kosova priti 3 djem trenjakë
TIRANË- Akrepat e orës shënuan 00:00 dhe jetët e reja lindën për këtë vit të ri. Shqipëria priti 2 bebet e para, 2 vajza, njëra në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" dhe tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. "Mirë se erdhët Dy vajza janë bebet e para të lindura në 2026, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe tjetra në “Koço Gliozheni” - shkruan Rama. Ndërsa Kosova, në orët e para të vitit 2026, priti 3 djem trenjakë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas stafit mjekësor, lindja u realizua me sukses, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte kryeministri Albin Kurti dhe...
Burimi:
zeri.ai