Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE
Nga Stefano Giantin, Il NORD EST Në një periudhë krize globale, ideja mund të duket e përshtatshme: të lidhë rajonin ngushtë me Evropën, duke shmangur ndikimin e shteteve të tjera si Kina dhe Rusia. Por ky propozim nuk i pëlqen Brukselit dhe kryeqyteteve evropiane më të rëndësishme. Prandaj, me shumë gjasa, nuk do të ndodhë asgjë. Një “dush i ftohtë” për propozimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në faqet e gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Vuçiç dhe Rama bënë një apel të fortë ndaj autoriteteve evropiane: lejoni që shtetet jashtë BE-së, ose të paktën ato më të përgatiturat, të hyjnë në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen. Në thelb, bëhet fjalë për një anëtarësim “gjysmak”: pa komisionerë të BE-së, pa të...
Burimi:
gijotina.com